Numri i njerëzve që vdiqën nga shpërthimi i tubacionit të benzinës në Meksikë qendrore javën e kaluar është rritur në 94, thanë zyrtarët qeveritarë të martën, nga 91 të raportuara një ditë më parë.
Shpërthimi të premten e kaluar u bë pasi rreth 800 vetë në rrethin e Tlahuelilpan të shtetit Hidalgo po grumbullonin benzinë që po dilte nga një rrjedhje e tubacionit pranë një rafinerie të madhe.
Meksika qendrore ishte goditur rëndë nga mungesat e benzinës pasi presidenti Andres Manuel Lopez Obrador nisi një goditje kundër vjedhjes së karburantit gati një muaj më parë, në një përpjekje për të zhdukur aktivitetin kriminal.