Rusia dhe Japonia nuk arrijnë ujdi për mosmarrëveshjet territoriale - Bota Sot
Rusia dhe Japonia nuk arrijnë ujdi për mosmarrëveshjet territoriale

Bota

Rusia dhe Japonia nuk arrijnë ujdi për mosmarrëveshjet territoriale

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:06
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se "ka ende punë" përpara se Rusia të arrijë një traktat paqeje me Japoninë për t'i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Dytë Botërore.

Putin foli në Moskë më 22 janar, pas bisedimeve me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili tha se ai dhe presidenti rus kishin konfirmuar vendosmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për një mosmarrëveshje territoriale disa dekadëshe.

Abe tha gjithashtu se ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve kanë vendosur të takohen në shkurt për të biseduar rreth mosmarrëveshjes mbi katër ishujt jugorë të Kuriles.

Trupat sovjetike pushtuan ishujt gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Refuzimi i Tokios për të njohur sovranitetin e Moskës ka ngadalësuar procesin e paqes që nga vitet 1950.

Shtatë dekada më vonë, ishujt njihen si Kurile Jugore në Rusi dhe si Territoret e Veriut në Japoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...