Putin: Nevojitet ende shumë punë për një traktat paqeje me Japoninë

Bota

Putin: Nevojitet ende shumë punë për një traktat paqeje me Japoninë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:06
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se Japonia dhe Rusia duhet të bëjnë një “punë prej milingone” para se të arrijnë në nënshkrimin e një traktati paqeje mes dy vendeve, që pengohet që prej vitit 1945 nga një mosmarrëveshje territoriale në ishujt Kurile.

“Na pret një punë prej milingone para se të nënshkruajmë këtë dokument me kushte që pranohen nga të dyja palët”, njoftoi Putini në përfundim të një takimi në Moskë me homologun e tij Shinzo Abe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat