Ministri gjerman kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Bota

Ministri gjerman kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:06
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të niset drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, transmeton AP.

Maas u ka thënë gazetarëve të mërkurën në Berlin se ai do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe se do të diskutohet “për më pak punë kundër njëri-tjetrit dhe organizim më të madh mes Gjermanisë dhe SHBA-së”.

Prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësinë dy vjet më parë, marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe SHBA-së janë tensionuar për një varg çështjesh, përfshirë konfliktet tarifore dhe pikëpamjet e ndryshme politike.

Maas ka thënë se në bisedimet me Pompeon do të përfshihet edhe situata në Afganistan, Siri dhe diskutimet për kontrollin e armëve.

Maas do të vizitojë edhe Kombet e Bashkuara, meqë Gjermania do të udhëheqë Këshillin e Sigurimit të kësaj Organizate në dy vjetët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat