Kettle: Cilido kompromis për Brexit mund të jetë i dëmshëm

Bota

Kettle: Cilido kompromis për Brexit mund të jetë i dëmshëm

Nga: E.K Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Shkrimtari dhe gazetari britanez, Martin Kettle thotë se i vetmi kompromis që ai she për Brexit-in është një marrëveshje e dëmshme.

Për të arritur Brexit-in duhet të ndodhin dy gjëra të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë që të arrihet një kompromis politik. Së pari, liderët duhet të vendosin se është më mirë se çdo rezultat tjetër i arritshëm. Së dyti, populli duhet t’i jap mbështjetjen e tij. Secila e arritur pa kombinimin e këtyre të dy proceseve, do të sjell marrëveshje të dëmshme.

Në një konferencë në Londër këtë javë të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar për një Evropë në ndryshim, të quajtur Brexit dhe nga Opinioni Publik 2019, u bë e qartë se sa i thellë ky problem është. Në fjalimin e tij kryesor, shkencëtari politik, John Curtice argumentoi se problemi praktik me Brexit është se ka shumë pak bazë brenda tij përmes të cilës të dy palët mund të bëjnë tregti. Nëse jeni duke kërkuar një rezultat të Brexit që përmbush të dy testet kyçe., së pari, duhet të ketë mbështetjen e shumicës së përgjithshme, dhe së dyti, duhet të ketë mbështetjen e shumicës në të dyja anët domethënë nga britanezët, por edhe nga BE-ja.

Gjetja e një kompromisi është e vështirë, madje edhe në Westminster. Arsyet janë të njohura. Dy udhëheqësit kryesorë janë në kundërshtim me partitë e tyre. Procedurat ligjore të parlamentit e bëjnë të vështirë ndërhyrjen. Tribalizmi i politikës e bën bashkëpunimin të brishtë. Mund të ketë një shumicë kundër marrëveshjes, por nuk ka shumicë ende në favor të marrëveshjes.

Parlamenti është i ndarë për këtë dështim, dhe zërat ka gjasa të rriten më shumë javën e ardhshme. Megjithatë, opinioni i gjerë është i ndarë gjithashtu. Nuk ka pothuajse asnjë konsensus midis votuesve se çfarë duhet të ndodhë tani. Ndonëse deputetët shpesh janë të shqetësuar për mungesën e kontaktit, pasiguritë në Westminster pasqyrojnë ato të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat