Debati Itali-Francë për Shtetet Afrikane

Bota

Debati Itali-Francë për Shtetet Afrikane

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:05
Ilustrim

Pasi politikanët kryesorë italianë nisën një seri sulmesh kundër Francës, duke e kritikuar atë për ndërhyrjen në punët e shteteve afrikane, një ministër francez i është përgjigjur me një kërkesë diplomatike për Romën që të meren me punët e tyre.

Agnès Pannier-Runacher, i cili shërben si sekretar i shtetit në ministrinë e ekonomisë franceze, i tha Sashës Vakulina në Davos, se udhëheqësit e Italisë do të bënin më mirë të përqëndroheshin në forcimin e konkurrueshmërisë së Evropës.

Zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi di Maio, këtë javë akuzoi Parisin se po përfitonte nga Afrika duke refuzuar të heqë dorë nga pozita koloniale.

Pastaj ministri i brendshëm Matteo Salvini ndoqi sulmin duke u bërë thirrje votuesve francezë që të mos e mbështesin presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme evropiane. – Shkruan EuroNeës, transmeton “BotaSot”.

"Ne konsiderojmë se ne nuk duhet të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera evropiane," tha Pannier-Runacher. "Ajo që është e rëndësishme për ne sot është të fokusohemi në ndërtimin e një Evrope më të integruar, më të fortë dhe më konkurruese".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat