Uashingtoni dhe Pekini janë ende shumë larg nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare ndërkohë që një delegacion kinez pritet javën e ardhshme në Uashington për të zhvilluar negociata të reja.
“Kemi zhvilluar një punë të madhe paraprake por jemi kilometra dhe kilometra larg gjetjes së një zgjidhjeje”, deklaroi sot ministri amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, për CNBS, që prej Forumit Ekonomik në Davos.
Në fakt, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte garantuar se negociatat me Kinën po shkojnë shumë mirë, por nuk ishte shprehur në lidhje me përfundimin e luftës tregtare.