Trump insiston në kërkesën për fonde rreth murit me Meksikën

Bota

Trump insiston në kërkesën për fonde rreth murit me Meksikën

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:56
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje afatshkurtër për të rihapur Qeverinë amerikane, përveç nëse një e tillë përfshin “pagesë të madhe” për të realizuar premtimin e tij sa i përket murit me Meksikën.

Kjo deklaratë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka ardhur teksa lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell dhe lideri i demokratëve në këtë trup, Chuck Schumer janë takuar me synimin e arritjes së një kompromisi.

Më 24 janar, Senati i Shteteve të Bashkuara ka refuzuar propozimet e demokratëve dhe atyre të republikanëve për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të Qeverisë, e cila ka hyrë në ditën e 35-të dhe përbën mbylljen më të gjatë në histori.

Si pasojë e kësaj mbylljeje, 800,000 punëtorë federalë vazhdojnë të mos paguhen në SHBA.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, u ka bërë thirrje punëtorëve federalë që të kërkojnë kredi për kryer pagesat e detyrueshme.

Mirëpo kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka dënuar këto komente.

“A nënkupton kjo qasje ‘Telefononi babain tuaj për të holla? apo ‘Kjo situatë ndihmon në ndërtimin e karakterit?”, ka pyetur Pelosi në një konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat