Arrin në 109 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një naftësjellësi

Bota

Arrin në 109 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një naftësjellësi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bilanci i shpërthimit të një naftësjellësit në qendër të Meksikës ka arritur në 109 të vdekur, shtatë ditë pas kësaj katastrofe, njoftoi sot qeveria.

“Dy persona vdiqën sot në mëngjes në spitalin rajonal Zumpago duke e çuar bilancin në 109 të vdekur”, njoftoi në një konferencë për shtyp ministri meksikan i Shëndetësisë, Jorge Alcocer.

Qeveria kishte komunikuar dje në mbrëmje një bilanc prej 107 të vdekurish dhe 40 të plagosur, që u rrit gjatë ditës së sotme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat