Raundi i bisedimeve të SHBA-Taliban përfundon me përparim në marrëveshjen e paqes - Bota Sot
Raundi i bisedimeve të SHBA-Taliban përfundon me përparim në marrëveshjen e paqes

Bota

Raundi i bisedimeve të SHBA-Taliban përfundon me përparim në marrëveshjen e paqes

Nga: A.SH Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:37
Zalmay Khalilzad

Negociatorët talebanë dhe zyrtarët e Shteteve të Bashkuara që u takuan në Katar të shtunën, përfunduan klauzolat për t'u përfshirë në një projekt-marrëveshje për t'i dhënë fund luftës 17-vjeçare afgane.

Detajet e ofruara nga burimet talebane për Reuters përfshijnë koncesione të dukshme nga të dyja palët, me forcat e huaja që do të tërhiqen nga vendi në 18 muaj, nga nënshkrimi i ardhshëm i marrëveshjes, përcjell Bota sot.

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve Zalmaj Khalilzad po shkon drejt kryeqytetit afgan në Kabul për të njoftuar Presidentin Ashraf Ghani pas përfundimit të bisedimeve gjashtë-ditore, thanë burimet dhe një diplomat.

Është e paqartë nëse do të lëshohet një deklaratë e përbashkët, ose nëse dispozitat janë pranuar plotësisht nga pala amerikane. Zyrtarët e ambasadës së SHBA në Kabul nuk ishin në dispozicion për të komentuar.

Sipas burimeve talebane, grupi islamik i vijës së ashpër ofroi garanci se Afganistani nuk do të lejohet të përdoret nga Al-Kaeda dhe militantët e Shtetit Islamik për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj - një kërkesë e hershme kyçe e Uashingtonit.

Talibani thotë se ata do të finalizojnë një afat kohor për një armëpushim në Afganistan, por vetëm do të hapin bisedime me përfaqësuesit afganë sapo të zbatohet armëpushimi.

Klauzola të tjera përfshijnë një marrëveshje mbi shkëmbimin dhe lirimin e të burgosurve nga palët ndërluftuese, heqjen e një ndalimi ndërkombëtar të udhëtimit për disa udhëheqës talebanë nga Shtetet e Bashkuara dhe perspektivën e një qeverie të përkohshme afgane pas vendosjes së armëpushimit, thanë burimet talebane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...