Trupat amerikane mund të jenë pranë shpalljes së tërheqjes nga Afganistani

Bota

Trupat amerikane mund të jenë pranë shpalljes së tërheqjes nga Afganistani

Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:13
Afganistan

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët mund të kenë rënë dakord për një plan tërhqjen e trupave amerikane nga Afganistani, i thanë Zërit të Amerikës të shtunën burime që kanë dijeni për këtë zhvillim. Në këmbim, grupi kryengritës ka dhënë garanci që asnjë grup ndërkombëtar terrorist nuk do të lejohet të përdorë terrenin afgan për të kërcënuar Amerikën, ose vende të tjera në të ardhmen.

Plani është rezultat i afro një jave dialogu intensive dhe të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të kryengritësve në Doha të Katarit. Të pranishëm në bisedime kanë qenë edhe përfaqësues të qeverisë mikpritëse dhe Pakistanit.

Burimet i thanë Zërit të Amerikës se presin që dy palët negociuese ta shpallin planin e tërheqjes mes së shtunës dhe së hënës, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve. Sipas planit të tërheqjes amerikane, Talebanët duhet të respektojnë një armëpushim. Megjithatë si tërheqja ashtu edhe armëpushimi do të ishin “të kufizuara dhe të kushtëzuara”.

Burimet nuk e përjashtojnë mundësinë që vetë Presidenti Donald Trump ta njoftojë marrëveshjen përfundimtare me Talebanët, në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit, tani që u rihap qeveria.

As Shtetet e Bashkuara, as talebanët nuk kanë komentuar për përparimin që mesa duket është shënuar në bisedimet mes tyre. Përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Afganistanit, Zalmay Khalilzad po drejton bisedimet nga pala amerikane. Analistët e kanë përshkruar si pa precendent angazhimin mes dy kundërshtarëve në luftën 17 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat