12 të plagosur pas kalimit të një tornado pranë aeroportit të Antalias

Bota

12 të plagosur pas kalimit të një tornado pranë aeroportit të Antalias

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dymbëdhjetë persona u plagosën dhe dy avionë u dëmtuan pas kalimit të një tornado ditën e shtunë në aeroportin e qytetit turistik të Antaias, në jug të Turqisë, njoftuan sot autoritetet turke, të cilat paralajmëruan edhe për stuhi të tjera.

Guvernatori i Antaljas, Mounir Karaloglu sqaroi se dymbëdhjetë persona janë plagosur dhe dy mjete transporti u përmbysën nga tornado.

‘’Në pistën e aeroportit, dy avionë dhe një helikopter i policisë janë dëmtuar’’, shtoi ai.

Sipas guvernatorit, kjo tornado është e pesta në vetëm tre ditë.

Autoritetet lokale paralajmëruan popullsinë në ‘’Twitter’’ të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të tornadove të tjera në këtë provincë, të shoqëruara me erëra të fuqishme, përmbytje dhe stuhi.

Agjencia zyrtare e lajmeve ‘’Anadolu’’ raportoi të enjten për dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur gjatë një tornado që goditi zonat e Kumluca dhe Finike, në të njëjtin rajon. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat