Takohen diplomatët e pesë fuqive bërthamore të botës - Bota Sot
Takohen diplomatët e pesë fuqive bërthamore të botës

Bota

Takohen diplomatët e pesë fuqive bërthamore të botës

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:17
Nënsekretari i shtetit Andrea Thomson dhe zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë transparencë nga Rusia dhe Kina lidhur me programet e tyre bërthamore, pasi diplomatët nga pesë fuqitë kryesore bërthamore takohen në Pekin.

Takimi dy-ditor që u hap më 30 janar ka për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të armëve bërthamore. Përveç Pekinit, Moskës dhe Uashingtonit, po marrin pjesë edhe diplomatë nga Londra dhe Franca.

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Andrea Thompson tha në hapjen e takimit se kishte "rezultate të pabarabarta" në përpjekjet për të rritur transparencën në kuadrin e Traktatit të mos-përhapjes së Armëve Bërthamore.

"Ne kemi rënë dakord paraprakisht për të vendosur formatin për raportim, por hendeku midis raporteve të Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër, është e madhe," tha Thompson.

Takimi vjen pasi një traktat i madh i kontrollit të armëve të Luftës së Ftohtë është në prag të kolapsit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për vendosjen e një rakete në kundërshtim me Traktatin e Forcave të Armëve Bërthamore të Mesme dhe i kanë dhënë Moskën afat deri më 2 shkurt për të përmbushur kërkesat e Uashingtonit.

Presidenti i SHBA Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga traktati, ndërkaq Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një garë të re të armëve.

Më parë këtë muaj, bisedimet në Gjenevë midis diplomatëve të lartë përfunduan pa rezultat. "Shumë çështje vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme për shkak të mungesës së vullnetit politik", tha zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergej Ryabkov.

Regjimi i mospërhapjes është duke u zbehur, dhe ka ndikim serioz në mospërhapjen e armëve bërthamore," tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...