Uashingtoni: Transparencë për armët bërthamore

Bota

Uashingtoni: Transparencë për armët bërthamore

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:18
Pamje nga takimi

SHBA-ja u kërkoi sot Kinës dhe Rusisë që të mos bëjnë publike kompleksitetin e programeve bërthamore, në sfondin e kërcënimit të Uashingtonit për tërheqje nga një traktat i çarmatimit, të nënshkruar me Moskën.

Një zyrtare e lartë amerikane e dha këtë deklaratë në publik gjatë një takimi në Pekin mes pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me temë çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Andrea Thompson, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit e ngarkuar me Kontrollin e Armatimeve dhe Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare, njoftoi se kishte rezultate të pabarabarta në aspektin e transparencës në kuadër të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (TNP), të nënshkruar në 1968. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat