Rreth 5 mijë venezuelas largohen çdo ditë nga vendi i tyre

Bota

Rreth 5 mijë venezuelas largohen çdo ditë nga vendi i tyre

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton se rreth 5 000 persona largohen çdo ditë nga Venezuela.

Joung-ah Ghedini-Williams, një zëdhënës i UNHCR-së në një konferencë për media në selinë e OKB-së, pohoi se venezuelasit po largohen nga vendi për shkak të “paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë” rreth krizës presidenciale.

“Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja janë shtetet që pranojnë numrin më të madh të venezuelasve”, tha Ghedini-Williams.

Të dhënat e UNHCR-së tregojnë se tre milionë venezuelianë janë larguar nga vendi që prej 2015.

Javën e kaluar, Juan Guaido, kryetari i Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga opozita, u vetëshpall president, një veprim që u mbështet menjëherë nga presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe nga Kanadaja dhe shumica e vendeve të Amerikës Latine, përcjell Atsh.

Nga ana tjetër, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin dhe akuzoi SHBA-në për orkestrim të një grusht shteti kundër qeverisë së tij.

Venezuela është përfshirë nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për mandatin e tij të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat