Turqia lejon ekipin e OKB-së të dëgjojë audion e vrasjes së Khashoggit

Bota

Turqia lejon ekipin e OKB-së të dëgjojë audion e vrasjes së Khashoggit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Një këshilltar i presidentit turk, Reccep Tajip Erdogan thotë se ekspertja e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara do të dëgjojë regjistrimet audio të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar që ka filluar për këtë rast.

Raportuesja e posaçme e OKB-së, Agnes Callamard dhe ekipi i saj i ekspertëve u me këshilltarin e presidentit, Yasin Aktay, një mik i gazetarit të vrarë Khashoggi.

Aktay iu tha gazetarëve se ekipi do të ketë qasje në audio incizimet.

Khashoggi, një kolumnist i “Washington Post”, ishte kritik ndaj Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Gazetari Khashoggi u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Eshtrat e tij nuk u gjetën.

Turqia kërkoi hetim ndërkombëtar për rastin. Ekipi i OKB-së po qëndron në Turqi dhe është takuar me ministrin e Jashtëm dhe atë të Drejtësisë si dhe kryeprokurorin e Stambollit.

Ekspertët e OKB-së, gjithashtu vizituan zonën përreth Konsullatës Saudite në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat