Kur një fryt i vetëm kushton vetëm 1 000… dollarë!

Bota

Kur një fryt i vetëm kushton vetëm 1 000… dollarë!

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Një varietet i rrallë i durianit, një fryt nga zona jugaziatike, u shit për 1 000 dollarë secili në një qendër tregtare, në një qytet indonezian.

”Supermarketi i Tasikmalajës ka arritur të shesë dy fruta, të quajtur J-Queen me çmimin prej 14 milionë rupi (rreth 1 000 dollarë)”, sipas faqes së internetit Kompas.com.

Ky është fryti më i famshëm i qytetit të Tasikmalajës, ku paga minimale është dy milionë rupi (142 dollarë) në muaj.

”Vizitorët e qendrës tregtare kanë bërë fotografi me frytin”, sipas medieve lokale.

“Do të preferoja të blija një motor dhe ta përdorja për 10 vjet”, ka thënë një përdorues në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat