Samiti Trump-Kim Jong Un, diplomatët e SHBA dhe Koresë zhvillojnë takimin e parë - Bota Sot
Samiti Trump-Kim Jong Un, diplomatët e SHBA dhe Koresë zhvillojnë takimin e parë

Bota

Samiti Trump-Kim Jong Un, diplomatët e SHBA dhe Koresë zhvillojnë takimin e parë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:56
Kim Jong Un dhe Donalt Trump

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore janë takuar, ku kanë biseduar për samitin e dytë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.I dërguari i posaçëm i Trumpit në Korenë e Veriut, Stephen Biegun, ka arritur në Korenë e Jugut sot. Mediat kanë raportuar se ai mund të takohet me zyrtarët verikoreanë javën e ardhshme, me qëllim që të përcaktohen detajet e samitit.

Ministria e Jashtme në Seul tha se Biegun dhe homologu i tij nga Koreja e Jugut, Lee Do-hoon kanë pasur konsultime lidhur me bisedimet ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Mediat në Korenë e Jugut thonë se i dërguari i SHBA-së, Stephen Biegun dhe homologu i tij verikorean, Kim Hyok Chol janë takuar në fshatin kufitar mes dy Koreve, Panmunxhom ose në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenjan, më herët gjatë kësaj jave.

Pak përparimi është shënuar drejt denuklearizimit të Koresë së Veriut që prej se Trumpi mbajti samitin e parë me Kimin qershorin e kaluar. Gjatë këtij samiti, Kim ishte zotuar se do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut pezulloi të gjitha testimet e raketave dhe mbylli qendrat e testimeve bërthamore. Koreja e Veriut po kërkon që SHBA-ja të heqë sanksionet ndaj saj. Por, zyrtarët amerikanë kanë thënë se sanksionet e Uashingtonit do të jenë në fuqi deri në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...