Gjenden pjesë të tjera nga avioni i zhdukur i Emiliano Sala-s

Bota

Gjenden pjesë të tjera nga avioni i zhdukur i Emiliano Sala-s

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:04
Emiliano Sala

Pas shumë kërkimeve të dielën janë gjetur në Kanalin Britanik pjsesë të tjera nga avioni në të cilën udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili u zhduk nga radarët më 21 Janar. Në avionin “Piper Malibu N264DB” udhëtonin mesfushori i Cardiff dhe piloti David Ibbotson. Deri më tani mësohet se trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

Për gjetjen e tyre nisën kërkime private pasi agjencitë në Guernsey i ndërprenë operacionet e tyre sepse thanë se mundësia për gjetjen e tyre gjallë ishte shumë e vogël. Prindërit e mesfushorit janë njoftuar për gjetjen e mbetjeve. Duke folur për një televizion argjentinas babai i Emiliano Sala-s shpreh i dëshpëruar.

“Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr e keqe. Jam i dëshpëruar”, tha Horacio Sala.

Emiliano Sala kishte nënshkruar një kontratë të re me Cardif City, me këta të fundit që e kishin blerë për një shifër rekord prej 15 milionë Paund. Si sëbashku me pilotin po udhëtonin nga Nantes, ku luante më parë, kur fluturimi humbi kontaktin me kontrollin ajror.

Pasi operacionet për kërkimin e tyre u ndërprenë u ngrit një fond online që i hapi rrugën një kërkimi privat. Detaje të reja priten të publikohen gjatë të hënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat