Abe & Merkel: Kundërshtojmë çdo lloj forme proteksionizmi - Bota Sot
Abe & Merkel: Kundërshtojmë çdo lloj forme proteksionizmi

Bota

Abe & Merkel: Kundërshtojmë çdo lloj forme proteksionizmi

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Shinzo Abe dhe Angela Merkel

Mbështetje shkëmbimesh të lira të mallrave në kundërshtim me çdo formë të proteksionizmit dhe globalizimi të tregtisë ishin temat e promovuara gjatë takimit midis kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila po viziton Japoninë.

“Ndërsa fenomenet e  proteksionizmit po vazhdojnë të përhapen globalisht dhe Britania e Madhe po përgatitet të largohet nga Bashkimi Europian, roli i Japonisë dhe Gjermanisë bëhet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm”, theksoi Abe gjatë takimit me kancelaren Merkel.

Merkel theksoi se ’’marrëveshja për shkëmbime të lira e nënshkruar midis BE-së dhe Japonisë (EPA) “do të shërbejë si një sinjal për pjesën tjetër të botës’’. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...