“Përplasja e qytetërimeve”, francezë e gjermanë: Islami bie ndesh me vlerat tona

Bota

“Përplasja e qytetërimeve”, francezë e gjermanë: Islami bie ndesh me vlerat tona

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Papa Françesku

Gati gjysma e francezëve dhe gjermanëve besojnë se Islami bie ndesh me vlerat e tyre kombëtare.

Studimi, i realizuar nga “YouGov”, vjen në kohën kur Papa Françesku nisi të dielën një vizitë 48-orëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në agjendën e Atit të Shenjtë është një takim me imamin e madh të Al Azharit, sheikun Ahmed Muhamed Al Tajed, ndërsa mbajti ndërkohë në Abu Dhabi atë që praktikisht është mesha e parë papnore në gadishullin Arabik, vendlindjen e Islamit.

Françesku e ka kthyer në një gurthemeli të Papatit të tij, afrimin me komunitetet myslimane. Por, në dy vende të rëndësishme të Europës, siç janë Franca dhe Gjermania, një nivel i lartë popullsie e sheh ende me skepticizëm këtë besim.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, niveli i atyre që ndajnë të njëjtin këndvështrim ishte paksa më i ulët, përkatësisht 36% dhe 38%. Qëndrimi i kundërt, pra ai që Islami përshtatet me vlerat e vendit ku të intervistuarit jetojnë, mbështetjen më të madhe e pati në Mbretërinë e Bashkuar, me 24%.

Për dallim, të anketuarit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ishin më pak të prirur të pohonin se ekziston një përplasje themelore mes Krishtërimit dhe vlerave të shoqërisë në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat