‘Problemet mes Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen paqësisht’

Bota

‘Problemet mes Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen paqësisht’

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 08:03
Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksis Cipras

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri grek, Aleksis Cipras, deklarohen se problemet që kanë këto dy vende mund të zgjidhen paqësisht.

Pas një takimi që kishin ata thanë se kanalet e komunikimit mes dy vendeve mbeten të hapura.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pohoi i bindur se problemet me Greqinë mund të zgjidhen paqësisht, duke nënvizuar disa çështje të mosmarrëveshjeve, si ekstradimi i puçistëve të dyshuar nga Athina.

“Ne besojmë se të gjitha problemet me Greqinë mund të zgjidhen në mënyrë paqësore’’, deklaroi kreu i shtetit turk në një konferencë shtypi me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, duke shtuar ndërkohë se shpresonte më shumë bashkëpunim për ekstradimin e ushtarëve turq të strehuar në Greqi, të cilët akuzohen nga Ankaraja për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit në korrik të 2016.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i lumtur se kanalet e komunikimit mbeten të hapura me Ankaranë, në ditën e parë të vizitës në Turqi për uljen e tensioneve mes dy fqinjëve.

“Jam shumë i kënaqur që kanalet e komunikimit mbeten të hapura me Ankaranë’’, deklaroi ai, duke kërkuar respektimin e vendimeve të drejtësisë lidhur me kërkesat për azil të ushtarëve turq, të dyshuar si puçistë, ndërsa Ankaraja kërkon ekstradimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat