Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës kërkon njohjen nga Italia

Bota

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës kërkon njohjen nga Italia

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 06:25
Juan Guaido

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, i ka kërkuar krerëve të koalicionit qeverisës të Italisë të takohen me përfaqësuesit e tij, ndërsa kërkon mbështetjen e tyre të qartë si president i përkohshëm, së bashku me pothuajse të gjitha vendet e tjera evropiane.

Liga e djathtë ka shprehur mbështetje të fuqishme për Guaido, por partneri i koalicionit, Lëvizja “5-Yjet” nuk e ka bërë, duke e bërë Italinë vendin e vetëm të Bashkimit Evropian, që të mos e njohë atë si kreu i përkohshëm i Venezuelës.

Në letrën e 5 shkurtit, të shpërndarë nga kreu i Lidhjes dhe zëvendësi i kryeministrit, Matteo Salvini, të mërkurën, Guaido pyet nëse ai mund të dërgojë një delegacion “për të ilustruar planin e veprimit për të rinovuar demokracinë në Venezuelë” përmes zgjedhjeve të ndershme.

“Kriza e tanishme humanitare është duke goditur të gjithë Venezuelën, duke përfshirë më shumë se 100,000 italianë që jetojnë në Venezuelë”, thuhej në letër.

Zyra e Salvinit tha se do të takohej me të dërguarin e Guaido më 11 Shkurt, ndërsa burime nga lëvizja “5 Yjet”, pranuan se kanë marrë nëj letër të ngjashme, por nuk u nxituan të komentojnë nëse do të shkojnë apo jo në takim.

Rreth 20 vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Spanjën, janë bashkuar me Shtetet e Bashkuara në njohjen e udhëheqjes së Guaidos dhe presionin ndaj presidentit socialist Nicolas Maduro për të thirrur zgjedhje të reja.

“Maduro është një kriminel, Maduro është një akt i jashtëligjshëm, Maduro është një president abuziv, i rënë dhe i skaduar”, tha Salvini të martën. “Ekziston një president i paligjshëm, i cili po torturon, arreston, vdes urie dhe masakron njerëzit dhe ka një komunitet që ka të drejtë të votojë lirshëm”.

Alessandro Di Battista, një figurë e shquar e “5 yjeve”, ka thënë se përkrahja e hapur për Guaido do të ishte ndërhyrëse dhe mund të hapte rrugën për ndërhyrje ushtarake.

Italia të hënën bllokoi një qëndrim të përbashkët të BE-së, për të njohur Guaido si president të përkohshëm, thanë burimet diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat