Brazil, gjashtë të vdekur nga vërshimet

Bota

Brazil, gjashtë të vdekur nga vërshimet

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që goditën Rio de Zhaneiron duke përmbytur shumë lagje, njoftuan sot autoritetet braziliane.

Bilanci zyrtar, i cili fillimisht raportonte për pesë të vdekur u përshkallëzua pasi forcat zjarrfikëse konfirmuan se kishin gjetur një tjetër person të pajetë, në një autobus të përmbysur nga rrëshqitjet e tokës.

“Ne kemi një numër të madh zonash në rrezik në qytetin tonë, toka është e tejngopur me ujë nga reshjet intensive të regjistruara gjatë natës dhe i trembemi rrëzimit të pemëve apo rrëshqitjeve të tokës. I bëjmë thirrje popullsisë të largohet nga zonat në rrezik’’, thekson kryebashkiaku i Rios, Marcello Crivella.

Ai dekretoi gjendjen e emergjencës, duke rritur gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë, si dhe zi zyrtare tre ditore në qytetin me gjashtë milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat