Parlamenti i Australisë përballet me tentime për hakim - Bota Sot
Parlamenti i Australisë përballet me tentime për hakim

Bota

Parlamenti i Australisë përballet me tentime për hakim

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:11
Ilustrim

Autoritetet në Australi kanë thënë se janë duke hetuar një tentim për të hakuar rrjetin kompjuterik të parlamentit të këtij vendi.

Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” se dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.

Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që hakimi ka tentuar të kryhet nga një shtet i huaj.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

Ai ka thënë se më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vjetët e fundit, derisa mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...