Tragjedi në kompleksin sportiv të Flamengos, shënohen 10 viktima

Bota

Tragjedi në kompleksin sportiv të Flamengos, shënohen 10 viktima

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:39
Foto Ilustrim

Skuadra e njohur e futbollit brazilian, Flamengo është goditur këtë të premte nga një tragjedi e rëndë, e cila iu mori jetën 10 personave, ndërsa 3 të tjerë mes të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Flakët përfshinë një kompleks sportiv të klubit në zonën e Vargem Grande, duke shkatërruar thuajse gjithçka.

Qendra sportive e Flamengos është në perëndim të Rio de Janeiros dhe, sipas Departamentit të Zjarrfikëses së qytetit, thirrja për ndihmë erdhi në mëngjes, por flakët u vunë nën kontroll vetëm pas dy orësh.

Viktimat nga tragjedia në Brazil ende nuk janë identifikuar, por policia flet për djem të skuadrave të të rinjve, futbollistë premtues deri në moshën 17 vjeç.

Në këtë kompleks ishte deri një vit më parë edhe talenti i Realit të Madridit, Vinicius Junior, i pari që ngushëlloi Flamengon për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në kompleksin futbollistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat