Netanyahu e ka të ndaluar të takohet me ushtarët izraelitë, para zgjedhjeve

Bota

Netanyahu e ka të ndaluar të takohet me ushtarët izraelitë, para zgjedhjeve

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Benjamin Netanyahu

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit i ka ndaluar Benjamin Netanyahu dhe partisë së tij në pushtet, mbajtjen e fjalimeve politike në trupat e IDF-it ose edhe publikimin e fotove dhe videove që shfaqin kryeministrin me ushtarët izraelitë deri pas zgjedhjeve.

Takimet me ushtrinë tre muaj para zgjedhjeve është e ndaluar nga ligji zgjedhor i Izraelit, në mënyrë që publiku mos të mendojë se IDF mund të mbështesë një kandidat të veçantë.

Ndërkohë përpara zgjedhjeve të përgjithshmi ndalin e më 9 prill, Partia e Punës (HaAvoda) paraqiti një peticion për Prokurorin e Përgjithshëm të Izraelit duke e akuzuar Netanjahun për shfrytëzimin e postit të tij si ministër i Mbrojtjes për qëllime fushate.

Partia opozitare pretendoi se “përdorimi i ftohtë, cinik dhe i ngushtë” i fotografive të Netanyahu dhe Partisë së tij Likud me ushtarët në mediat sociale si dhe në shtypin e mashtron publikun dhe e bën të mendojë se Forca e Mbrojtjes e Izraelit identifikohet plotësisht me fushatën zgjedhore të Likudit”.

Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit mbështeti shqetësimet e opozitës dhe e ndaloi kryeministrin nga përdorimi i fotografive të udhëtimeve të tij në bazat e IDF për zgjedhje 90 ditë përpara votimit.

Ai gjithashtu e ndaloi Netanjahun nga dërgimi i fjalimeve politike në ushtarë, përcjell bw.

Shkeljet e ndalimeve mund të justifikoheshin vetëm në rast të një emergjence kombëtare, shtoi gjyqtari, duke vënë në dukje se vendimi zbatohet për të gjithë kundërshtarët politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat