Kinë, myslimanët detyrohen nga qeveria të konsumojnë mish derri dhe alkool

Bota

Kinë, myslimanët detyrohen nga qeveria të konsumojnë mish derri dhe alkool

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:58
Kinë

Myslimanët në rajonin e largët perëndimor të Kinës, në Xinjiang detyrohen të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë festës së vitit të ri kinez, e quajtur ndryshe si festa e Lunarit.

Banorët në Prefekturën Autonome të Ili Kazah, thanë se ishin të ftuar në darka kineze të Vitit të Ri ku u shërbyen mishi i derrit dhe alkooli. Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t'i dërgonin në 'kampet e ri-arsimimit' nëse refuzuan të merrnin pjesë, sipas një raporti të Radio Azia e Lirë

Fotografitë treguan një zyrtar kinez në qytetin Yining që vizitonte familjet myslimane dhe shpërndante mish derri të papërpunuar të hënën, në prag të Vitit të Derrit.

Njerëzit u detyruan gjithashtu të shfaqnin zbukurime kineze të Vitit të Ri, si fenerë të kuq jashtë shtëpive të tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat