Një e treta e akullnajave në Himalaje po zhduken

Bota

Një e treta e akullnajave në Himalaje po zhduken

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 08:52
Foto

“Nëse nuk do të ndërpriten emetimet e gazrave serrë, një e treta e akullnajave në Himalaja do të zhduket”, sipas kërkimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (ICIMOD), i cili ka përfshirë në studim më shumë se 300 shkencëtarë, transmeton kosovapress.

“Rreth 15% e akullnajave janë zhdukur në krahasim me vitin 1970”, thonë studiuesit.

Pasojat e shkrirjes së këtyre akullnajave do të preknin pothuajse dy miliardë njerëz, 250 milionë njerëz të cilët do të preken nga furnizimi me ujë dhe një miliard e 650 milionë që jetojnë në lumenjtë e mëdhenj të Indisë, Pakistanit dhe Kinës që burojnë nga Himalajet.

Shkrirja e akullnajave do të rrisë rrjedhën e lumenjve, me rrezikun e përmbytjeve, pastaj do të zvogëlojë sasinë deri në dëmtimin e ujitjes së kulturave bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat