Shkon në 16 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Bota

Shkon në 16 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:48

“Prej njoftimit tonë të fundit, dy fëmijë të tjerë janë gjetur të vdekur”, u ka thënë gazetarëve ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu. Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet për trupa të tjerë nën rrënoja edhe dy ditë pas tragjedisë.

Autoritetet ende kanë shpresa për gjetjen e personave të gjallë pasi gjatë ditës së djeshme e gjetën të gjallë një djalosh 16-vjeçar. Ndërkaë, edhe një vajzë 5-vjeçare ishte nxjerrur e gjallë nga rrënojat para dy ditësh.

Besohet se 30 banorë kanë qenë në objek në momentin e shembjes së ndërtesës. Ministri i shëndetësisë ka njoftuar se 13 persona të lënduar janë duke u trajtuar në spital, ndërsa hetuesit po e hulumtojnë shkaktarin e shembjes, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat