Erdogan e vizitoi vendin ku u rrëzua ndërtesa, numri i viktimave është rritur në 17

Bota

Erdogan e vizitoi vendin ku u rrëzua ndërtesa, numri i viktimave është rritur në 17

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:54
Foto

Ai tha se mund të nxirren shumë leksione nga kjo fatkeqësi.

Arsyeja për rrëzimin ende është lëndë e hetimit, ndërsa autoritetet lokale theksuan se tre katet e fundit ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Ndërtesa ka pasur 14 banesa në të cilat kanë jetuar 43 persona.
“Në këtë zonë kemi probleme serioze me ndërtimin e paligjshëm që të përfitohen para”, deklaroi Erdogan dhe paralajmëroi masa të shkëlqyera qeveritare.

Ai e vizitoi edhe spitalin ku janë të akomoduar dhjetëra persona të lënduar, nga të cilët shtatë janë në gjendje serioze.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu paraprakisht deklaroi se 14 persona janë shpëtuar nën rrënojat e ndërtesës në lagjen Kartal, në pjesën aziatike të Stambollit.

“Ata të cilët i humbën më të dashurit e tyre duhet të jenë të sigurt se përgjegjësit do të dënohen”, porositi Sojlu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat