Maduro refuzon ndërmjetësimin e BE-së për situatën në Venezuelë

Bota

Maduro refuzon ndërmjetësimin e BE-së për situatën në Venezuelë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:40
Nicolas Maduro

Ideja e Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar në situatën e krijuar në Venezuelë është refuzuar nga Nicolas Maduro. Ndërkohë lideri i opozitës Juan Guaido u ka bërë apel venezuelianëve që të dalin në protesta.

Nicolas Maduro refuzon ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Presidenti venezuelian nuk pranoi dokumentin përfundimtar të grupit të kontaktit ndërkombëtar të Bashkimit Europian.

Dokument që Meksika, Bolivia dhe vendet e Karaibeve refuzuan të firmosin dhe ku shkruhet se promovohet hapja e një procesi elektoral, koordinimin e një misioni humanitar dhe dërgimin e një misioni teknik.

Bashkimi Europian dhe Federica Mogherini janë dënuar të dështojnë nëse vazhdojnë të dëgjojnë ekstremin e djathtë venezueliane, deklaroi Maduro.

Më pas, ai theksoi se refuzonte paragjykimin e dokumentit të grupit të kontaktit ndërkombëtar. Por ai shtoi se është i gatshëm të presë çdo të dërguar nga grupi dhe të vendosë lidhje.

Ndërkohë Juan Guaido, kryetar i parlamentit i njohur si president i ligjshëm nga shumë vende perëndimore, u ka kërkuar venezuelianëve që të dalin në protesta këtë fundjavë dhe të martën e ardhshme, duke e konsideruar si një krim kundër njerëzimit ndalimin e hyrjes së ndihmave humanitare në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat