Samiti i Qeverisë Botërore në Dubai bën thirrje për ‘Globalizimin 4.0’

Bota

Samiti i Qeverisë Botërore në Dubai bën thirrje për ‘Globalizimin 4.0’

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Samitit të Qeverisë Botërore

Takimi i shtatë i Samitit të Qeverisë Botërore ka hapur punimet në Dubai me mbi 4 mijë pjesëmarrës nga 140 vende të botës.

Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, bëri thirrje për Globalizimin 4.0, kundrejt situatës së ndërlikuar me shpejtësi të paraqitur nga revolucioni i katërt industrial.

Duke folur për rritjen botërore gjatë periudhës pas Luftës së Ftohtë, Schwab tha se ajo ka shkëputur qindra miliona njerëz nga varfëria, por “la fitues dhe humbës”.

Ministri francez i Ekonomisë dhe i Financave, Bruno Le Maire, tha se nevojitet taksim efikas dhe dixhital.

Samiti do të përfshijë 600 folës si dhe 30 organizata ndërkombëtare.

Kujtojmë se në muajin janar u mbajt takimi i radhës së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku tema kryesore për këtë vit ishte “Globalizimi 4.0: Formimi i një arkitekture të re në Epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”.

Temat kryesore të samitit ishin globalizimin, shëndetin mendor, ndryshimet klimatike, ngadalësimin e rritjes në Kinë dhe ekonominë botërore, luftërat tregtare, krizën e Jemenit dhe Sirisë, rritjen e populizmit, problemin e emigracionit, luftën kundër varfërisë dhe tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, zhvillimet në teknologji, transformimin e shpejtë të mjekësisë në shoqëri, robotikën, inteligjencën artificiale dhe dixhitalizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat