Rusia shqyrton shkyçjen nga interneti

Bota

Rusia shqyrton shkyçjen nga interneti

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 00:28
Vladimir Putin

Rusia është duke llogaritur që të shkyçet për një kohë të shkurt nga rrjeti global i internetit.

Kjo mund të bëhet si pjesë e një testi kibernetik mbrojtës, shkruan BBC.

Testi ka për qëllim që kalimi i të dhënave në mes të qytetarëve rusë dhe organizatave të bëhet brenda kombit, në vend se të dalin në rrjetin ndërkombëtar.

Një draft ligjor lidhur me ndryshimet teknike të nevojshme për të vepruar si i pavarur ishte prezantuar në parlamentin rus vitin e kaluar.

Testi pritet që të bëhet nga 1 prilli i këtij viti, por që nuk është dhënë një datë e saktë për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat