Sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës rrisin çmimin e naftës për 2%

Bota

Sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës rrisin çmimin e naftës për 2%

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Së sesionin tregtar të ditës së martë çmimet e naftës janë rritur me thuajse 2 për qind, duke marrë nxitje nga ulja e prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe nga sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës.

Nafta brent u rit në 62.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar WTI u rrit në 53.3 dollarë për fuçi. Tregjet po pësojnë tkurrje të ofertës për shkak të reduktimit të prodhimit nga OPEC-u dhe vendet aleate përfshirë Rusinë, që u bë efektiv nga data 1 janar 2019.

Eksportuesi më i madh në botë dhe lideri i OPEC-ut, Arabia Saudite, lajmëroi se do të ulë prodhimin e naftës me rreth 9.8 milionë fuçi në ditë nga muaji mars 2019, apo 500 mijë fuçi në ditë më shumë se sa premtoi fillimisht.

Ministri arab i Energjisë, Khalid al-Falih, lajmëroi këtë lëvizje ndërkohë që vendi po përpiqet të nxisë rritjen e çmimeve, në mënyrë që të financojë planin e transformimit ekonomik.

Rritja e prodhimit në SHBA, lufta pranë fushës kryesore të naftës në Libi, sanksionet ndaj Venezuelës dhe ndalimi i importit të naftës iraniane, kanë bërë që tregjet të jenë të pasigurt mbi ofertën e përgjithshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat