Shkoi të tymoste kanabis, e gjen tigrin në shtëpi

Bota

Shkoi të tymoste kanabis, e gjen tigrin në shtëpi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Një person i cili hyri në një shtëpi të braktisur për të tymosur kanabis gjeti një tigër brenda, raporton BBC.

Policia në Houston, Texas, tha se kur personi i telefonoi për t’i treguar atë që kishte parë, ata fillimisht mmenduan se kishte halucinacione.

Por kur ata mbërritën në shtëpinë e braktisur u habitën kur panë një tigër të madh, të mbyllur në një kafaz të ngushtë në garazh.

Pranë kafshës u gjet një pako me mish, por në shtëpi nuk jetonte askush.

Zyrtarët thanë për mediat lokale se do të hetojnë për rastin dhe për tigrin që e kishin neglizhuar totalisht.

Pavarësisht se ishte i qetë për gjendjen që kishte përjetuar, tigri duhej të qetësohej në mënyrë që oficerët e shpëtimit të kafshëve ta nxirrnin jashtë shtëpisë në mënyrë të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat