Rusia gati të sponsorizojë dialogun në Venezuelë, por… :ShBA-të të mos ndërhyjnë!

Bota

Rusia gati të sponsorizojë dialogun në Venezuelë, por… :ShBA-të të mos ndërhyjnë!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:50
zv.ministër i jashtëm rus Sergei Ryabkov

Rusia tha të martën se ishte e gatshme për të lehtësuar fillimin e dialogut midis qeverisë së Venezuelës dhe opozitës, por paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Karacasit.

Rusia ka mbështetur Presidentin Nikolas Maduro në qëndrimin e tij me udhëheqësin e opozitës Juan Guaido. Maduro ruan kontrollin e institucioneve shtetërore duke përfshirë edhe ushtrinë, por shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë njohur Guaido si president i Venezuelës.

“Ne kemi mbajtur kontakte shumë të rëndësishme me qeverinë e këtij vendi dhe jemi të gatshëm të ofrojmë një shërbim të mirë në mënyrë që të lehtësojmë procesin e gjetjes së rrugëdaljeve nga situata”, citon agjencia e lajmeve Tass, Zëvendës Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Ai tha gjithashtu se Rusia kishte bërë disa propozime për Venezuelën për zgjidhjen e krizës së saj, por nuk dha detaje. Moska ka investuar miliarda dollarë në ekonominë e Venezuelës dhe prodhimin e naftës.

Të martën, mbështetësit e opozitës u kthyen në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër Maduros dhe kërkuan që ai të lejojë ndihmat humanitare në Venezuelë, ku popullsia po përballet me mungesat e ushqimit dhe të ilaçeve.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo në një telefonatë të martën mbrëma, se Uashingtoni duhet të shmangë çdo ndërhyrje, përfshirë ushtrinë, në punët e brendshme të Venezuelës.

Lavrov tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme për konsultime mbi gjendjen në Venezuelë, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat