“Kemi luftuar për këtë gjeografi”, Erdogan bën paralajmërimin e fortë

Bota

“Kemi luftuar për këtë gjeografi”, Erdogan bën paralajmërimin e fortë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:08
Presidenti turk Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do t’i ndjekë të gjitha grupet terroriste kushdo qofshin ato, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore në provincën Kastamonu të Detit të Zi, presidenti Erdoğan tha se Turqia “ka luftuar për këtë gjeografi për një mijë vjet”.

Qoftë “PKK-ja separtiste, FETO-ja abuzive apo DEASH-i si produkt i një projekti”, presidenti përsëriti zotimin kundër terrorizmit.

“Ne i kemi ndjekur ato dhe do të vazhdojmë t’i ndjekim në Cudi, Gabar dhe Tendurek, madje edhe në Qandil”, tha Erdoğan.

Mbi sulmet ndaj Turqisë, presidenti Erdoğan tha se, “Kohët e fundit, ata u përpoqën të ndalonin zhvillimin (e Turqisë) duke bllokuar progresin tonë”.

“Politikanët pa vizion dhe burokratët e pakualifikuar u përdorën si një mjet”, tha Erdoğan, duke shtuar se ekonomia po ashtu u përdor si armë duke përdorur “justifikime të thjeshta”.

“Ata nganjëherë përhapën një grindje në kombin turk duke përdorur divizione si krahë të djathtë, krahë të majtë, laik, jo-laik, alevi e suni”, tha presidenti turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat