Vret vajzën, gruan, gjyshërit e saj dhe i jep fund jetës. Mesazhi që shkroi para krimit

Bota

Vret vajzën, gruan, gjyshërit e saj dhe i jep fund jetës. Mesazhi që shkroi para krimit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:05
Randy J Horn

Vrau me të shtëna pistolete vajzën vetëm 15 muajshe, më pas gruan dhe gjyshërit e saj, për ti dhënë më tej fund jetës me të njëjtën armë.

Është kjo tragjedie familjare e ndodhur nga një 54-vjeçar amerikan në Blanchard, të Texas, në banesën e gjyshërve të gruas.

Tragjedia u zbulua vetëm mëngjesin e së hënës, kur policia mbërriti në vend, pasi u sinjalizua për disa të shtëna, ku dhe u përballën me pesë viktimat.

Nga hetimet e policisë rezultoi se ishte 54-vjeçari Randy J Horn ai që kishte vrarë gruan Ashley 27 vjeçe, vajzën e tyre dhe gjyshërit e saj.

Rezulton se e reja kishte shkuar në shtëpinë e gjyshërve Lynda dhe Carlos Delaney, që të dy 72 vjeç, gjatë mbrëmjes së të dielës bashkë me të bijën Ranly. Ndërsa krimi rezulton të ketë ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës.

Në një konferencë për shtyp, policia tha se trupat e 54-vjeçarit dhe të gjyshit Carlos u gjetën brenda në shtëpi, ndërsa ato të Ashley, Lynda dhe vogëlushes Ranly ishin jashtë saj, ku me gjasë kanë tentuar të largohen me vogëlushen, shkruan noa.al.

E vetmja që shpëtoi ishte nëna e Ashley e cila ishte në dhomën e gjumit dhe u zgjua në orën 05.30 të mëngjesit, si pasojë e të shtënave. Gruaja u fsheh dhe lajmëroi të birin, i cili lajmëroi policinë.

Pak para krimit i dyshuari kishte shkruar në rrjetet sociale, “Është koha për të paguar për të gjitha vendimet e gabuara të marra në jetë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat