Këtë zgjim se kishin menduar kurrë

Bota

Këtë zgjim se kishin menduar kurrë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një familje është tmerruar sapo hapi sytë, pasi u përballën me një piton 5 metra të gjatë. Ngjarja ka ndodhur në Mission Beach në North Queensland.

Lea-Ann Kennedy dhe familja e saj u zgjuan mëngjesin e se premtes por kurrë se kishin menduar se do të përballeshin në shtëpinë e tyre me një gjarpër që peshonte 40 kilogram.

Familja beson se gjarpri po kërkonte një vend për të fjetur dhe ishte “rehatuar” në lavanderinë e tyre.

Zonja Kennedy telefonoi menjëherë shërbimet që merren me kujdesin e gjarpërinjve në mënyrë që ata të largonin nga banesa e tyre, raporton Daily Mail.

Ata nuk i kanë rezistuar dëshirës për ta filmuar gjarprin që ishte duke fjetur në banesën e tyre dhe më pas videon e kanë postuar në rrjetet sociale.  Pitoni besohet të ketë qenë 40 kg dhe i gjatë 5 metra e gjysëm.

“Ai ishte vetëm një piton i bukur dhe nuk donte të na lëndonte, por donte vetëm të flinte gjumë” ka thënë zonja Kennedy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat