Konflikti për pjesëmarrjen në Holokaustin nazist, Polonia thërret për sqarime ambasadorin izraelit

Bota

Konflikti për pjesëmarrjen në Holokaustin nazist, Polonia thërret për sqarime ambasadorin izraelit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:25
Benjamin Netanjahu

Polonia thirri ambasadoren e Izraelit të premten dhe kërkoi sqarim për një samit në Jerusalem, ku u raportua se kryeministri Benjamin Netanjahu akuzoi kombin polak për pjesëmarrje në Holokaustin nazist.

Zyra e Netanjahut tha në një deklaratë se kryeministri, i cili ishte në Varshavë për një konferencë të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për Lindjen e Mesme, ishte keqkuptuar nga “The Jerusalem Post”, e cila më vonë botoi një artikull të korrigjuar.

Në një deklaratë të mëvonshme, zyra e Netanyahut tha se në vërejtjet e tij mbi çështjen e bashkëpunimit polak me pushtuesit nazist, ai nuk kishte hedhur ndonjë faj ndaj askujt.

Polonia, ku ndjeshmëritë mbi çështjen e veprimeve të saj gjatë Holokaustit janë të larta, ka thirrur menjëherë për sqarim të dërguarin izraelit, Anna Azari.

Çështja e sjelljes së Polonisë gjatë Holokaustit ishte në qendër të një mosmarrëveshje diplomatike izraelito-polake vitin e kaluar, pasi pikërisht në kampet naziste polake, kanë humbur jetën shumë prej 6 milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas një proteste në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara, qeveria konservatore e Ligës dhe Drejtësisë e Polonisë, u tërhoq nga legjislacioni për mandatimin e kushteve të burgut, për këdo që sugjeroi se vendi kishte bashkëpunuar me nazistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat