Këto janë tri armët më të rrezikshme të Ushtrisë Amerikane

Bota

Këto janë tri armët më të rrezikshme të Ushtrisë Amerikane

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:34
Foto

Ndonëse kjo ushtri nuk është më e madhja në botë, ajo ka ekipin më të trajnuar, duke i lënë kështu në turp rivalët si Kina dhe Rusia.

Më poshtë u sjellim tri armët më të fuqishme, njëkohësisht vdekjeprurëse, të Ushtrisë Amerikane.

1. Arma Gatling
 

Image

E përdorur për herë të parë gjatë Luftës Civile Amerikanë, Gaitling është arma e shpejtë e zjarrit, ndër më të parat në botë. E përbërë nga fuçi të shumëta që rrotullohen rreth një aksi qëndror, arma e shpikur nga Richard Gatling ka zgjidhur problemin e sigurimit të zjarrit të qëndrueshëm, për herë të parë në epokën e barutit.

Pas përfundimit të Luftës Civile, Ushtria ka përdorur një Gatling me 10 fuçi, që mund të hapte zjarr 400 raunde për minutë.

2. Projekti Manhattan
 

Image

Shtetet e Bashkuara zhvilluan bombën atomike në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, nën një program të quajtur Projekti Manhattan.

Projekti nisi në vitin 1939, kur Komiteti Këshillëdhënës i tha Presidentit Franklin Roosevelt se elementi “do të siguronte një burim të mundshëm bombash me një destruktivitet shumë më të madh se çdo gjë që tani dihet”.

3. Dronët
 

Image

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dronët më të fuqishëm në botë. Në vend që të rrezikojnë jetën në fushën e betejës, forcat amerikane mund të luftojnë në distancë me këto sistemet e reja.

Ndonëse fillimisht konsiderohej si një modë që shpejt do të kalonte, 15 vitet e fundit kanë treguar se avionët pa pilot kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si zhvillohen luftërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat