Dhunohet barbarisht, vajza hiqet si e vdekur dhe shpëton jetën e saj

Bota

Dhunohet barbarisht, vajza hiqet si e vdekur dhe shpëton jetën e saj

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Foto

"Isha e sigurt se do më vriste, më dhunoi barbarisht. Unë u hoqa sikur kisha vdekur. Nuk e di sa kohë kaloi, por kur rihapa sytë, ishte zhdukur."

Burri, falë videos së telekamerave të sigurisë, u ndalua më pas nga policia.

Andrea ka preferuar të ndajë eksperiencën e saj me të tjerët në rrjetet sociale.

"Isha në një udhëtim në Madrid prej 6 muajsh. Njoha një burrë, dolëm bashkë për të parë një spektakël dhe kur përfundoi spektakli pimë diçka bashkë, mbase piva më shumë se ç'duhej.

Më pas u përshëndetëm dhe rrugët tona u ndanë. Unë mora autobusin e gabuar dhe përfundova në një zonë të panjohur. Në atë pikë, zbrita dhe u ula në një stol në stacion dhe po mendoja se çfarë të bëja, pasi ishte autobusi i fundit në qarkullim. Të gjitha mjetet e transportit publik ishin ndalur, nuk kishte më qarkullim.

Një burrë që ishte në të njëjtin autobus me mua më pa të tronditur dhe e kuptoi se kisha humbur. Në atë pikë, u ul pranë meje dhe më ofroi ndihmë. Ishte ora 4 e mëngjesit dhe unë nuk dija ç'të bëja, kurse ai më siguroi. Më pas më tha se do më çonte në shtëpi."

Pikërisht në këtë moment, sipas rrëfimit të vajzës, nisi edhe dhuna.

"Kërkova të largohem, por ai papritur u bë i dhunshëm. Nuk po kalonte askush, u përpoqa me të gjitha forcat ta shtyja, tentova të marr celularin në çantë, por në atë pikë ai më tha: e kam unë telefonin tënd... nuk mund të telefonosh askënd."

Gruaja u rrah barbarisht. "Isha e sigurt se do më vriste, kur më dhunoi. Por, unë u shtira si e vdekur. Nuk di sa kohë kaloi, por kur hapa sytë ai nuk ishte më. Agjentët erdhën në vendngjarje dhe morën gjithë të dhënat. Pa kaluar 24 orë e gjetën".

Policia i tregoi vajzës videon dhe kapi agresorin: "Aty kuptova se ai më kishte vëzhguar përgjatë gjithë rrugës... unë kisha pirë ca si shumë dhe kjo bëri që të mos isha e kthjellët."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat