Riatdhesimi i luftëtarëve të ISIS, skepticizëm në Evropë pas deklaratës së Trump

Bota

Riatdhesimi i luftëtarëve të ISIS, skepticizëm në Evropë pas deklaratës së Trump

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Ilustrim

Evropa e priti me skepticizëm kërcënimin e Donald Trump se SHBA do të lirojnë militantet e burgosur të Shtetit Islamik, nëse vendet evropiane nuk i marrin ata që t’i nxjerrin para drejtësisë.

Një ditë më parë, Trump shkroi në Twitter se po nuk i morën shtetet evropiane këta persona, Amerika do të jetë e detyruar t’i lërë të lirë.

SHBA-ja i kërkon Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të pranojnë më shumë se 800 luftëtarë të IS-it që i kemi kapur në Siri.

Kalifati ndodhet para shkatërrimit. Alternativa tjetër nuk do të ishte e mirë, sepse do te na detyronte ti linim te lire, ishte mesazhi i shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, sipas agjencisë gjermane e lajmeve, sheh probleme duke nisur qe nga verifikimi i nënshtetësisë së këtyre personave. Rikthimi i tyre është i mundur vetëm “kur të jetë e sigurt, që këta njerëz këtu do të dalin menjëherë para drejtësisë, thotë Maas, por për këtë nevojiten informacione e procedura hetimore dhe situata në Siri është e tillë që nuk lejon verifikimet.

Autoritetet në Gjermani do të diskutojnë me francezët e britanikët mbi mënyrën sesi do të duhet te veprohet. Danimarka ndërkohë, e refuzoi kërkesën e Trump.

Michael Jensen, zëdhënësi i kryeministrit, Lars Loke Rasmussen u shpreh se “bëhet fjalë për njerëzit më të rrezikshëm në botë dhe ata nuk duan t’i marrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat