Çfarë po ndodh? Borë e zezë në Siberi

Bota

Çfarë po ndodh? Borë e zezë në Siberi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:38

Zona e Kemerovos në jugperëndim të Siberisë ka shokuar njerëzit, të cilët shpërndanë në rrjetet sociale fotot të borës me ngjyrë te zezë. Pamja duket e bukur, por fenomeni i frikshëm.

Image

Kjo sipas ekspertëve të mjedisit ka të bëjë me ndotjen. Në këtë zonë operojnë industritë e minierave të qymyrit dhe emetimi i tymit të zi ka bërë që bora të kthehet në ngjyrë te zezë.

 

Image

“Ka shumë pluhur qymyri në ajër gjatë gjithë kohës. Kur bie borë, ndotja bëhet e dukshme. Ju nuk mund ta shihni atë gjatë pjesës tjetër të vitit, por ndotja është në ajër”, thonë ekspertët. Ka pellgje të shumta të mbushura me qymyr n Kuznetsk, epiqendra e industrisë së qymyrit të Rusisë dhe aktivistët pohojnë se ndotja prej tyre po ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat