Zbulohet merimanga gjuetare e natës me sy vezullues

Bota

Zbulohet merimanga gjuetare e natës me sy vezullues

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Merimanga

Shkencëtarët zbuluan fosile të rralla 110 milionë vjeçare të një merimange me sy me ngjyra të ndezura që i ndihmonte asaj për të gjahtuar natën.

Ky lloj merimange i takon periudhës së Kretakut, pranë qytetit të Jinju në Korenë e Jugut.

Gjithashtu thuhet se është hera e parë që studiuesit kanë zbuluar këtë familje të merimangave, të quajtura lagonomegopide.

Merimangat dhe insektet e tjera shpesh gjenden në qelibar dhe jo në formë fosili  në shkëmb, pasi trupat e tyre të butë nuk ruhen mirë me kalimin e kohës.

Fosilet iu mundësojnë shkencëtarëve të kuptojnë detajet e mrekullueshme se si kjo familje e merimangave ishte në gjendje të mbijetonte midis 110 milionë dhe 113 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët besojnë se tapetumi reflektues në sytë e merimangave i ndihmoi ato të gjuanin gjatë natës.

Tapetumi është një strukturë reflektuese e vendosur prapa syrit ku vjen drita dhe kthehet prapa në retinë.

Lagonomegopidet nuk janë familja e vetme e merimangave me sy reflektues. Kafshë të tjera, të tilla si macet, kanë tapetume, andaj sytë e tyre duken të ngjashme me laserët në dritë të caktuar ose kur kapen nga një blic i kamerës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat