Hidhet nga kati i 13-të, shokon ajo që ndodh me adoleshentin

Bota

Hidhet nga kati i 13-të, shokon ajo që ndodh me adoleshentin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 07:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tentoi që ti jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i trembëdhjetë i një pallati në qendër të qytetit, por pavarësisht plagëve të marra, arriti që të shpëtojë.

Protagonist i kësaj ngjarje është një djalë 17 vjeç, i cili jeton në Taipei. Adoleshenti në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës që lamë pas, u hodh nga lartësia e frikshme, por u prit nga një makinë, e cila kishte ndaluar për të respektuar semaforin e kuq.

Pas rënies, i riu humbi ndjenjat, ndërkohë që drejtuesi i mjetit mbeti i terrorizuar, duke lajmëruar me shpejtësi ndihmën e shpejtë.

Personeli i ambulancës e menduan të riun të vdekur, por arritën që ta përmendnin rrugës për në spital. Adoleshenti kishte pësuar disa fraktura në këmbë dhe dëmtime në mushkëri, por pas ndihmës së mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan noa.al.

Policia e Taipei në Tajvan, tha se adoleshenti shpëtoi vetëm prej semaforit të kuq dhe se nëse do të kishte qenë jeshil, përplasja do të kishte ndodhur në asfalt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat