Evakuohen civilët e fundit nga enklava e kontrolluar prej IS-it

Bota

Evakuohen civilët e fundit nga enklava e kontrolluar prej IS-it

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Ilustrim

Një konvoj ime civilë ka dalur nga enklava e fundit që kontrollohet nga grupi militant “Shteti Islamik” në Siri.

Sipas raportimeve të agjencisë Asocciated Press, së paku 15 kamionë kanë dalur nga korridori humanitar i cili javët e fundit është përdorur për të evakuuar njerëzit nga enklava e fundit e kontrolluar nga ekstremistët e grupit militant Shteti Islamik.

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut, i thanë BBC-së se të gjithë civilët janë evakuuar nga rajoni. Duke u transportuar me kamionë janë parë edhe gra dhe fëmijë.

Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat