Princi saudit mbron kampet e përqendrimit për myslimanët në Kinë

Bota

Princi saudit mbron kampet e përqendrimit për myslimanët në Kinë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Mohammed bin Salman

Për shkak të këtyre kampeve, shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat të njeriut tash e një kohë të gjatë e akuzojnë Kinën

"Kina ka të drejtë të zbatojë masa antiterroriste dhe të ç’ ekstremizmit për shkak të sigurisë së vet kombëtare”, citon al jazeera të ketë thënë Mohammed bin Salman, i biri i mbretit Salman, vendi që mendohet të jetë djep i mbrojtjes së islamit.

Sipas disa vlerësimeve, Kina nëpër këto kampe mban rreth një milion ujgurë që kalojnë nëpër programe riedukimi, të cilat, siç thotë Pekini, kanë për qëllim luftën kundër ekstremizmit.

Ujgurët janë grup etnik i popujve turq që e praktikojnë islamin e që jetojnë në pjesët perëndimore të Kinës dhe në ato qendrore të Azisë.

Autoritete në Pekin akuzojnë ujgurët nga rajoni perëndimor Xinjiang ta përkrahin terrorizimin, ndaj dhe kanë marrë masa mbikëqyrëse ndaj tyre. Po ashtu, sipas disa thënieve, një milion myslimanët nëpër kampe detyrohen të mësojnë për komunizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat