Kim Jong Un: Nuk dua që fëmijët e mi ta bartin barrën e armëve bërthamore

Bota

Kim Jong Un: Nuk dua që fëmijët e mi ta bartin barrën e armëve bërthamore

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Donalt Trump dhe Kim Jong Un

Jong Un i kishte bërë këto komente në prill të vitit të kaluar në Pyongyang gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Ky takim ishte mbajtur për ta organizuar samitin e parë historik mes liderit të Koresë Veriore dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili qe mbajtur në qershor në Singapor.

Fjalët e diktatorit të Koresë Veriore i ka cituar ish-zyrtari i CIA-s, Andrew Kim. “Unë jam baba dhe bashkëshort dhe kam fëmijë. Nuk dëshiroj që fëmijët e mi ta bartin barrën e armëve bërthamore gjatë tërë jetës së tyre”, kishte thënë Kim Jong Un.

Gjatë samitit të Singaporit, Jong Un dhe Trump ishin zotuar se do të punojnë për paqe dhe për çarmatosjen e Gadishullit Korean. Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të dalluar që nga ajo kohë. Ata do të takohen sërish të mërkurën dhe të enjten e ardhshme në Hanoi, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat